Në rast se Julian Alvarez nuk vjen, Barcelona do të tentojë yllin brazilian të sulmit. Kushton mbi 75 milionë euro

Në rast se Barcelona nuk do të arrijë të transferojë Julian Alvarez, atëherë katalanasit do të provojnë transferimin e një tjetër sulmuesi të konfirmuar, Joao Pedro. Braziliani po shkëlqen te Chelsea, ku ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 9 asiste për këtë sezon.

Katalanasit e konsiderojnë Joao Pedro-n si një sulmues të plotë dhe që ka profilin e duhur për t’u përshtatur me sistemin e Hansi Flick dhe ideologjinë e Barcelonës.

Situata aktuale e Chelsea-t mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Joao Pedros. Klubi londinez po kalon një periudhë të vështirë dhe duhet të balancojë llogaritë e tij. Kjo mund ta detyrojë Chelsea-n të dëgjojë ofertat për disa nga lojtarët e saj. Në këtë situatë, Joao Pedro duket si një mundësi interesante për disa ekipe të tjera, në rast se Chelsea vendos ta “sakrifikojë”.

Vlera e brazilianit në Transfermarkt është 75 milionë euro, por me siguri që Chelsea do të kërkojë më shumë për kartonin e tij.

The post Në rast se Julian Alvarez nuk vjen, Barcelona do të tentojë yllin brazilian të sulmit. Kushton mbi 75 milionë euro appeared first on Telesport.