Kurti për opozitën: Kanë vendosur inate me popullin që nuk po i voton më shumë

 

Kryeministri Albin Kurti nuk është shprehur fort optimist për zgjedhjen e ngërçit politik, kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë para se Kuvendi të shpërndahet automatikisht.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se zgjedhjet po duken të pashmangshme, duke fajësuar për këtë opozitën.

“Falënderoj Feride Rushin për gadishmërinë e saj për zgjedhjen e ngërçit politik që Kosova mos të shkoj në një palë zgjedhje, por kjo duket e pamundur me subjektet politike e lider partishë që e kanë humbur arsyen dhe kanë vendosur inat jo vetëm me ne por edhe me popullin e Kosovës që nuk po i voton më shumë e po i voton gjithnjë me pak”, ka thënë ai.

Ai i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë dhe të bëjnë zgjidhje për zgjedhjen e presidenti.