Kryetari i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, ka vlerësuar se çdo votë për partinë e tij në zgjedhje ishte rezultat i guximit qytetar dhe jo i forcës politike.
“Rezultatet e zgjedhjeve treguan diçka që për ne është shumë më e rëndësishme se vetë shifrat treguan se njeriu i lirë ende ekziston, se zëri i tij ende dëgjohet dhe se askush nuk mund ta heshtë atë”, ka thënë Rashiq në një komunikatë pas publikimit të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të qershorit, transmeton Paparaci.
Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” fitoi 5.446 vota dhe një mandat deputeti.
“Më gëzon veçanërisht fakti që mbështetja për partinë tonë po rritet vazhdimisht nga një palë zgjedhje në tjetrën. Këtë herë kemi shënuar një rritje prej rreth 15% krahasuar me zgjedhjet e mëparshme”, ka deklaruar Rashiq.
Ai ka përkujtuar për presionet, kërcënimet dhe përpjekjet për t’ua mohuar njerëzve të drejtën për të zgjedhur lirisht.
Nëntë mandatet e tjera në parlament, të parapara për komunitetin serb në Kosovë, i ka fituar Lista Serbe./Paparaci.com








