Biznesmeni Rrustem Rukolli ka qëndruar në Prekaz, nga ku ka publikuar një fotografi në shoqëri të djalit të heroit Adem Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, Rukolli ka ndarë përshtypjet e tij nga vizita në vendin që konsiderohet simbol i qëndresës dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri.
“Prekaz – aty ku aroma e lirisë ndihet më ndryshe, aty ku pushojnë sakrifica, qëndresa dhe krenaria e një kombi”, ka shkruar ai.








