Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në fshatin Bube të Zubin Potokut, duke arrestuar një person.
Sipas policisë, gjatë patrullimit janë hasur automjete të dyshuara, ndaj të cilave është përdorur arma zyrtare pasi nuk iu bindën urdhrave për ndalim.
“Është ndaluar një automjet VW Sharan me pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion”, njoftoi policia. Mallrat u sekuestruan, ndërsa i dyshuari u ndalua për 48 orë.








