Distancim publik lidhur me vendimin e OVL-UÇK

DISTANCIM PUBLIK

Lidhur me vendimin e OVL-UÇK, Dega Viti, për shpalljen e një shtëpie në Sllatinë të Epërme si “Shtëpi Bazë e UÇK-së”.

Sqaroj opinionin publik se, KY VENDIM ËSHTË I GABUAR!

Bazuar në shënimet e mia të luftës dhe informacionet e marra gjatë asaj periudhe, nuk më rezulton se kjo shtëpi ishte bazë e organizimit të UÇK-së dhe as e strehimit të ushtarëve.
Ndërkaq, më rezulton se nga kjo shtëpi kemi patur një luftëtar lirie dhe një korrier lufte.

Prandaj, si përgjegjës i organizimit të asaj kohe, e konsideroj detyrim moral dhe historik të mbroj të vërtetën dhe kontributin e secilit luftëtar lirie dhe të pengoj çfardo përpjekje të njëanshme për keqpërdorim të vlerave të UÇK-së.

Çështjet që lidhen me historinë e luftës duhet të trajtohen me qetësi, përgjegjësi dhe mbi bazën e fakteve, për të shmangur keqkuptimet dhe ndarjet.

Nëse nesër apo në ditët në vijim bëhet zbulimi i ndonjë pllake-memoriale, nuk do të marr pjesë në atë ceremoni.

Me respekt,

Selami Neziri
Ish-Komandant i Brigadës 173
“Gursel e Bajram SYLEJMANI“