Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin ekskluziv të Sinjakit për arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për rastin e vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt, e cila ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali, Sylaj është arrestuar sonte, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore të Policisë së Kosovës.
“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë’ të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e ofruar në lokalizimin e të dyshuarit, ndërsa ka bërë të ditur se veprimet e mëtejme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
