Menu Close

OVL-UÇK për dënimin e Thaçit e të tjerëve: Qasja e Speciales i shërben Serbisë

OVL-UÇK e konsideron të papranueshëm vendimin e Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Nga Organizata e Veteranëve të dalur nga lufta e UÇK-së kanë thënë se vendimi i Speciales ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka qenë i pritshëm për ta, sepse tashmë e kanë kuptuar qartë qasjen dhe karakterin politik të kësaj Gjykatë.

Ky vendim thonë se është i pranueshëm. “Kjo Gjykatë, edhe një herë, dëshmoi se nuk po arrin të shkëputet nga agjenda politike që e ka shoqëruar që nga themelimi i saj”.

“Ne besojmë se kjo qasje nuk i shërben drejtësisë së paanshme, por interesave të Serbisë dhe aleatëve të saj, të cilët për vite me radhë kanë synuar njollosjen e luftës sonë çlirimtare dhe të historisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

UÇK-ja, theksojnë ata, nuk mund të gjykohet përmes agjendave politike, “ndërsa e vërteta e luftës sonë thonë se nuk mund të nëpërkëmbet me vendime gjyqësore”.

“Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo padrejtësi dhe çdo përpjekje për ta barazuar luftën çlirimtare me projektin kriminal të Serbisë”.

Të martën Gjykata Speciale e dënoi me 17 muaj burgim ish-Presidentin Thaçi në rastin e pengimit të drejtësisë.

Të akuzuar në këtë rast ishin edhe Bashkim Smakaj, i cili u dënua 1 vit burgim, Fadil Fazliu, po ashtu u dënua me 1 vit burgim, Hajredin Kuçi, u dënua me 1 muaj burgim me kusht dhe Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm.

Related Posts