Përfshihet nga zjarri një banesë në Vlorë, banorët në panik

Zjarri ka përfshirë një pallat në rrugën Transballkanike në Vlorë, përkatësisht një ndërtesë në katin e tretë.

Flakët dhe tymi i dendur kanë alarmuar banorët e pallatit, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë banesave për shkak të rrezikut, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri tani nuk ka informacion për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.