Brenda një periudhe njëveçare, 200 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në Shqipëri.
Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Shtetit, në vitin 2015 ishin 270 persona që kishin humbur jetën në aksidente rrugore, derisa për vitin 2025, ky numër ka rënë në 200.
Kurse, megjithë trendin e rënies së aksidenteve fatale ndër vite, aksidentet rrugore mbeten shkaktari numër një i humbjeve të jetëve njerëzore.
Ministri i brendshëm shqiptar, Besfort Lamallari ka thënë se nuk është kurrë mjaftueshëm ndërgjegjësimi mbi nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore.
“Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim me qëllim parandalimin e humbjeve në jetë njerëzore dhe lëndimin e qytetarëve. Policia e Shtetit është çdo ditë e pranishme në akset rrugore të vendit, me makinat inteligjente, radarët dhe dronët e saj. #SmartCity vjen së shpejti si investimi më i madh i qeverisë shqiptare për sigurinë rrugore dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.”, ka shkruar Lamallari. /Klankosova.tv









