Paulo Dybala tregon dashurinë e madhe që ka për Romën, argjentinasi bën gjestin e pabesueshëm vetëm për të qëndruar te verdhekuqtë

Në fund të fitores së Romës 2-3 në transfertën ndaj Parmës, Paulo Dybala u shpreh se do të largohet në fund të këtij sezini nga verdhekuqtë, duke qenë se i skadon kontrata dhe deri tani nuk pasur asnjë përpjekje nga drejtuesit për të rinovuar.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar ndjeshëm këto ditë. Nicolo Schira zbulon se Dybala do të qëndrojë edhe për një vit tjetër te Roma, pasi argjentinasi ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme, duke ulur ndjeshëm rrogën e tij.

Nëse deri tani, Dybala është paguar 8 milionë euro, sezonin e ri do të paguhet vetëm 2.5 milionë euro plus disa stimuj të lidhur me performancën.

Sipas të njëjtit burim, ka qenë trajneri Gian Piero Gasperini që ka kërkuar qëndrimin e argjnetinasit, i bindur për rëndësinë e tij teknike dhe lidershipin brenda dhomës së zhveshjes.

The post Paulo Dybala tregon dashurinë e madhe që ka për Romën, argjentinasi bën gjestin e pabesueshëm vetëm për të qëndruar te verdhekuqtë appeared first on Telesport.