Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka bërë të ditur se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Shala, i cili mungoi në tubimin e “bashkimit” të LDK-së të shtunën, tregoi edhe kandidatët tjerë nga qyteti i Pejës që do të jenë në listën për për deputetë.
“Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës! Në bazë të propozimit të Degës së Pejës, në zgjedhjet e 7 qershorit, do të jem kandidat për deputet. Falënderoj kolegët e degës sime për propozimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme. Nga dega jonë, në këtë garë do të jenë edhe: Sadri Berisha, Besa Gaxherri, Arben Gashi, Naser Gega, Jeton Kelmendi dhe Diellza Bakraçi. Na priftë e mbara!”, thuhet në postimin e tij.









