Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë natës, ekipet e saj operative kanë kryer një aksion të gjerë pastrimi, duke grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, aksioni i pastrimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, transmeton
Në të njëjtën kohë, kompania ka lëshuar një paralajmërim të qartë për qytetarët se hedhja e mbeturinave në hapësira publike gjobitet me 500 euro.









