Pas Gjakovës, “Hajde folim” në Llap – Osmani dhe Abdixhiku priten me duartrokitje

Pas Gjakovës, platforma “Hajde folim” po vazhdon sot në Podujevë, ku qytetarë të shumtë janë grumbulluar për të bashkëbiseduar me kandidaten për presidente, Vjosa Osmanin dhe kandidatin për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhikun.

Osmani dhe Abdixhiku e nisën ditën në Llap, ku u pritën me duartrokitje nga qytetarët në shesh.

“Po e nisim në Llap me këmbë të mbarë, do të vazhdojmë në Skenderaj, në Istogun e Ibrahim Rugovës, dhe do të kthehemi në Lipjan për ta mbyllur ditën me plot aktivitete”, tha Abdixhiku.