Parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Serbia

Gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 20:00, nga njësia përkatëse policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Jugu, në magjistralen Preshevë- Gjilan është ndaluar një automjet/furgon i dyshuar, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, është konstatuar se në furgon ndodheshin 15 kafaze me gjithësej 150 shpezë, për të cilat drejtuesi i mjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre.

May be an image of ambulance, car and road

Lidhur me rastin, automjeti së bashku me mallin (shpezët) është sekuestruar nga Policia e Kosovës për procedim të mëtejm tek Dogana e Kosovës.