Papa Leo XIV ka mbajtur një meshë të hapur në ajër të pastër në kryeqytetin spanjoll Madrid, në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Spanjë, ka njoftuar Vatikani.
Më shumë se një milion njerëz kanë mbushur rrugët e Madridit të dielën, ndërsa turma të mëdha janë mbledhur në qytet për ceremoninë e mbajtur në sheshin “Plaza de Cibeles”, ku morën pjesë edhe Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia.
Çifti mbretëror e kishte pritur Papën një ditë më parë në pallatin mbretëror, ku ai kishte nisur vizitën duke vlerësuar qëndrimin e qeverisë spanjolle kundër konflikteve globale dhe mbështetjen për migrantët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Të dielën në mëngjes, Papa u përshëndet nga qytetarët ndërsa kalonte nëpër qytet, ku autoritetet kishin vendosur masa të rrepta sigurie për meshën dhe procesionin në qendër të Madridit.
Qytetarët valëvitnin flamuj dhe brohorisnin “Rroftë Papa”, ndërsa disa hidhnin petale me lule në momentin e mbërritjes së tij në shesh.
Më herët, rreth 500 mijë besimtarë, kryesisht të rinj, ishin mbledhur në një vigjilje lutjeje pranë stadiumit “Santiago Bernabéu”, që zgjati deri në orët e vona të natës.








