Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit (VIDEO)

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”.

Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka deklaruar për gazetaren e Klan Kosovës, Sala Gashi, se procesi po zhvillohet në përputhje me rregullat dhe pa ndonjë parregullsi.

“Procesi sipas rregullave, pa asnjë problem deri në ora 13:00. Të drejtë vote kanë 1.989 votues, ndërsa deri tani kanë votuar 319 votues, vetëm një rast ka qenë me asistencë”, tha ai.

Ai ka shtuar se krahasuar me zgjedhjet e kaluara, vërehet një rënie e lehtë e fluksit të votuesve në këtë qendër./Klankosova.tv