Në fshatin Broboniq të Mitrovicës në qendrën e votimit “Sylejman Vokshi” po zhvillohet një proces i qetë i votimit.
Drejtori i qendrës, Naset Ademi tha se deri në orën 13:00 kanë votuar 188 qytetarë, raporton klankosova.tv.
“Procesi zgjedhor sot në këto zgjedhje ka shkuar shumë mirë, ka filluar me kohë dhe nuk kemi asnjë telashe. Numri i votuesve nuk është aq i madh është solid. 935 është numri i qytetarëve me të drejtë vote, deri në orën 13:00 kanë votuar 188 votues. Vërehet një rënie e vogël e numrit të votuesve deri në këtë kohë”.







