Ekipet e Klan Kosovës po mbulojnë procesin zgjedhor në secilin vend të Kosovës.
Gazetarja Sara Aliu, ka treguar ecurinë e votimit në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Kujtim Ilazi, menaxheri i Qendrës së Votimit tha se numri i votuesve deri më tani sillet rreth 15%.
Ilazi shtoi se ka edhe interesim pak më të vogël për të votuar, e sipas tij janë dy faktorë.
“Mund të jetë që janë lodhur prej zgjedhjeve, faktori i parë. Ndërsa faktori i dytë është koha e pushimit që e shfrytëzojnë. Këta që jetojnë këtu e shfrytëzojnë pushimin pak më shumë”, deklaroi ai.








