Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten paradite, ka nisur seanca gjyqësore ndaj Guri dhe Andi Mulollit, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.
Në kuadër të këtij procesi gjyqësor, pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat paraqesin momentin kur shpërthejnë të shtënat me armë zjarri në Podujevë, pritet të administrohen si prova, shkruan indeksonline.
Pamjet, të cilat janë përshkruar si skena të filmave aksion, paraqesin momentet e incidentit me armë zjarri, për të cilin Guri dhe Andi Mulolli po përballen me akuzat në gjykatë.
Lidhur me këto pamje ka komentuar edhe avokati i Albi Mulollit, duke i cilësuar ato si pamje «si në filma aksion.
Ata ngarkohen se më 31 gusht 2020, në Podujevë, në bashkëkryerje kanë tentuar t’i privojnë nga jeta tre persona (Fitim Boshnjaku, Lavdrim Dervisholli dhe Q.B.), duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.
Siç thuhet në aktakuzë, te vendi i quajtur Kutlesh, ka ardhur një veturë në përball kalim dhe është kthyer në drejtim të të dëmtuarve dhe pastaj i ka tejkaluar, ku Guri e ka qel xhamin dhe i ka thënë “ndaluni qitu se kena me fol diçka”, në udhëkryq të dëmtuarit janë ndal me veturën e tyre të tipit BMW, ndërsa i pandehuri Guri Mulolli së bashku me tre të pandehurit tjerë Albi, Andi Mulolli dhe Bledar Salihu kanë qenë me veturë Mercedes, të cilën e ka drejtuar i pandehuri Andi Mulolli, nga vetura e tipit BMW dalin të dëmtuarit Fitim Boshnjaku dhe Lavdrim Dervisholli, ku i pari nga të pandehurit nga vetura Merceds del i pandehuri Guri Mulolli i cili në mënyrë të vazhdueshme ka kërcënuar të dëmtuarit dhe më pastaj nga vetura del i pandehuri Bledar Salihu me një stupcë i cili niset në drejtim të të dëmtuarve, ku në atë moment stupcin nga dora ia merr i pandehuri Guri dhe po ashtu nga vetura del edhe i pandehuri Albi Mulolli, i cili me një armë automatike-kallashnikov gjuan në drejtim të tyre, duke i rrezikuar edhe kalimtarët e rastit.
