Menu Close

Nasim Haradinaj: Vizita e Jakup Krasniqit e shpërfaqi shtetin

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke kritikuar institucionet e Kosovës dhe sjelljen e EULEX-it.

Haradinaj ka thënë se mënyra se si është trajtuar vizita e Krasniqit tregon, sipas tij, mungesën e pushtetit dhe autoritetit të institucioneve të Kosovës.

“Vizita e bacës Jakup, sjellja e EULEX-it tregoi që na s’kemi qeveri, na s’kemi pushtet, na s’kemi polici, na s’kemi gjykatë, na s’kemi kryeministër, na s’kemi ministër të Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shprehur dëshirën që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë edhe me ish-krerët e UÇK-së që vazhdojnë të mbahen në Hagë.

“Uroj që 28 Nëntorët tjerë t’i presim bashkë me çlirimtarët që janë të burgosur atje”, ka thënë Haradinaj.

Related Posts