Trajneri Ruben Amorim ka grumbulluar 26 lojtarë për kampin stërvitor të Milan që nis sot (13 korrik). Fillimisaht do të ketë një takim në orën 8:30 të mëngjesit, i ndjekur nga testet e para fizike.
Seanca e parë stërvitore, e udhëhequr nga portugezi, do të jetë në orën 6:00 të pasdites. Warren Bondo dhe Ismael Bennacer do të mungojnë, pasi të dy janë jashtë projektit të trajnerëve dhe janë afër shitjes.
Ata që kthehen nga angazhimet e Kupës së Botës do të kenë ditë shtesë për t’u rikuperuar dhe do t’i bashkohen skuadrës më vonë për stërvitjen verore përpara fillimit të kampionatit.
Të grumbulluarit: Athekame, Bartesaghi, Bouyer, Camarda, Chukwueze, Cissè A., Comotto, Fofana, Gabbia, Gila, Guernier, Karaca, Kostić, Loftus-Cheek, Musah, Nkunku, Odogu, Ossola, Pavlović, Pittarellaraccia, Ricnoic. Torriani, Jahja Idrissi.
The post Nis epoka e Amorim te Milan: 26 lojtarë të thirrur për kampin stërvitor, mungojnë ende lojtarët “big” appeared first on Telesport.






