Nga një muaj paraburgim u është caktuar 8-të dyshuarve për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës.
Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – degës në Skenderaj dhe Vushtrri.
Gjashtë prej të dyshuarve u dërguan në paraburgim me vendim të Degës së Gjykatës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë me vendim të Degës së Gjykatës në Skenderaj, thuhet në dy njoftimet e publikuara nga Gjykata e Mitrovicës.
Seanca gjyqësore është mbajtur sot.









