“Për momentin, kam një kontratë me Barcelonën, por sinqerisht, në futboll, askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, kështu u shpreh dje Ferran Torres, një deklaratë e cila ka mërzitur disi drejtuesit e Barcelonës.
Sipas Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës i kanë dërguar një mesazh të qartë ditën e sotme sulmuesit spanjoll ku i kanë kërkuar qëndrimin por sipas kushteve të tyre, ose të sjellë ofertën e PSG-së.
Deri tani është thënë vazhdimisht se PSG ka arritur prej kohësh marrëveshjen me sulmuesin për kushtet personale, por klubi francez ende nuk ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës. Klubi katalanas pretendon 55 milionë euro për të lënë të lirë heroin e finales së Kupës së Botës.
al”>Telesport.








