“Askush s’i do zgjedhjet e reja”, Kurti: Mund të shkaktohen nëse s’ka marrëveshje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e reja nuk janë dëshirë e askujt, por mund të bëhen të pashmangshme nëse nuk arrihet një marrëveshje për tejkalimin e situatës aktuale.

Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se nevojiten hapa konkretë për të shmangur një skenar të tillë.

“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Kurti pas bisedimeve me LDK-në: S’kemi marrëveshje politike, por komunikimi do të vazhdojë