U rikthye dje në stërvitje, Mourinho merr vendimin e rëndësishëm për të ardhmen e të sapomartuarit Brahim Diaz

Pas pushimeve pas Botërorit dhe kurorëzimit në martesë të lidhjes së tij disa vjeçare me partneren, Brahim Diaz është rikthyer në Madrid, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Sipas asaj që zbulon AS, Jose Mourinho nuk e ka menduar për asnjë moment largimin e Brahim Diaz, pavarësisht se për marokenin ka pasur një interesim të fortë nga Juventus dhe Manchester City.

“Konkurrenca është e ashpër dhe kjo është e vërtetë. Bernardo Silva është pjesë e ekuacionit dhe Diomande do t’i bashkohet së shpejti, por Mourinho po mbështetet te Brahim Diaz, duke pasur parasysh aftësitë e tij të shumta që i lejojnë të kontribuojë në pozicione më qendrore, si organizator dhe në krah.

Në fakt, Mourinho e krahason atë me vetë Bernardo-n, si në aspektin e pozicionimit ashtu edhe në potencialin e tyre për t’u zhvilluar brenda ekipit. Dhe të mos harrojmë aftësinë e tij për të luajtur edhe si sulmues i dytë, siç e dëshmoi me sukses të madh sezonin e kaluar”, shkruan AS.

al”>Telesport.