Nga fusha e blertë në yll kinemaje, Granit Xhaka aktron në film krah legjendës Terence Hill

Kapiteni shqiptar i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po tërheq vëmendjen jo vetëm për karrierën e tij në futboll, por tashmë edhe në botën e kinemasë. Mesfushori me origjinë shqiptare është një nga protagonistët e filmit të shkurtër “The Socceritos”, ku shfaqet përkrah ikonës së kinemasë italiane Terence Hill.

The Socceritos: Granit Xhaka wird zum Filmstar - Blick

Projekti është prodhuar nga kompania zvicerane “Denner” dhe u prezantua në premierë në kinemanë “Corso” të Zurich, pak para nisjes së Kupës së Botës 2026. Në film marrin pjesë edhe sulmuesi i Zvicrës, Zeki Amdouni, si dhe modelja e futbollistja kroate Ana Maria Marković. Xhirimet janë realizuar në Spanjë, në skena të famshme ku janë filmuar klasikët legjendarë “western”.

Sipas mediave zvicerane, Xhaka është kthyer prej vitesh në një figurë ikonike të sportit helvet, jo vetëm për lidershipin në fushë, por edhe ndikimin mediatik e personalitetin e tij karizmatik.

Denner dreht Western mit Terence Hill und Granit Xhaka

32-vjeçari, rekordmen i kombëtares zvicerane me mbi 140 ndeshje ndërkombëtare, ka fituar tituj në Zvicër, Angli dhe Gjermani, ndërsa u bë figurë historike te Bayer Leverkusen duke udhëhequr klubin drejt titullit të parë kampion në Bundesliga, pa asnjë humbje.

Denner: Western mit Terence Hill zur Fussball-WM - Marketing

Tani, pas suksesit në futbollin europian, Xhaka po provon të shkëlqejë edhe para kamerave, në një rol që ka bërë jehonë në mediat sportive ndërkombëtare.

 

The post Nga fusha e blertë në yll kinemaje, Granit Xhaka aktron në film krah legjendës Terence Hill appeared first on Telesport.