Giuseppe Marotta po shijon sukseset e Interit, ku pati meritë të madhe si për fitimin e kampionatit, ashtu edhe të Kupës së Italisë. Presidenti zikaltër foli në emisionin “Giorgia’s Secret” në DAZN, ku tregoi sakrificat dhe disa prapaskena të rëndësishme të karrierës së tij. Ai zbuloi se përpara zgjedhjes së Simone Inzaghi ishte takuar me Allegrin: “Nuk e fsheh që jemi takuar me Allegrin para se të zgjidhnim Inzaghin si trajner”.
Ai foli edhe për Champions League: “Katër finale, fatkeqësisht zero fitore, por Champions-i është diçka e jashtëzakonshme. Duam të vazhdojmë ta ëndërrojmë”. Për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi më 2018, Marotta pranoi: “Mendoja se ishte një operacion shumë i madh për ne”.
Ndërsa për Fabio Paratici tha: “Më detyrohet shumë, kur e mora si vëzhgues ishte futbollist i Brindisit”. Në fund, ai mbrojti Alessandro Bastoni: “Bëri një gabim, por linçimi ndaj tij ishte i turpshëm. Është pasuri e futbollit italian”.
The post Marotta zbulon prapaskenën e merkatos: Para Inzaghit isha takuar me Allegrin për trajner të Interit appeared first on Telesport.









