Abazoviq mohon se ka video eksplicite me ish-sekretaren e shtetit malazez

Ish-kryeministri i Malit të Zi dhe kryetari i lëvizjes civile “URA” Dritan Abazoviq, ka folur për disa pamje eksplicite të publikuara së fundmi në publik, ku shfaqej Mirjana Pajkovish, ish-sekretarja e shtetit në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi.

Duke pasur parasysh se në video kishte një numër personazhesh publike në Mal të Zi, Abazoviq u pyet nëse ka ndonjë video në të cilin është edhe ai.

“Jam larguar. E dini, kalova nëpër sitë e nëpër sitë. Ishte një avantazh i madh për mua që në të gjitha vitet e mia nuk isha dikush që kisha krijuar familje. E kuptova menjëherë se për çfarë donin të targetonin njerëzit, këta njerëz nga krimi i organizuar”, qeshi Abazoviq.

Ai gjithashtu theksoi se është plotësisht i qetë për gjithçka.

“Gjithmonë mbi situatën. Jam shumë i kënaqur. Jam plotësisht i relaksuar, kam kaluar dhe po shijoj gjithçka”, tha ai.

Së fundmi, ai tha se shumë njerëz nga jeta politike mund të gjenden në telashe kur bëhet fjalë për video të ngjashme.

“Nuk mund të them ose të di shumë për asgjë. Do ta shohim. Ju thashë se ka njerëz që mund të jenë në telashe. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jenë, por mund të jenë”, përfundoi ish-kryeministri i Malit të Zi.