Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, këto janë pikat e shqyrtimit

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se nesër (e shtunë) do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare.

Kjo seancë do të mbahet në orën 12.

Ky do të jetë rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
  2.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit,
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
  5. Mocion për Shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me shmangie nga afatet nga Rregullorja e Kuvendit.