Monitorim dhe fotografim i tubimit të LDK-së nga kati i fundit i qeverisë

Një zyrtar qeveritar është parë në katin e fundit të qeverisë tek monitoronte dhe vazhdimisht fotografonte tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK-ja mbylli fushatën në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, para objektit qeveritar.

Mirëpo nga poshtë tubimit, dhjetëra aktivistë të LDK-së kanë vërejtur një zyrtar qeveritar që vazhdimisht i ka monitoruar.

Në disa momente ai ka nxjerr telefonin dhe ka shkrepur fotografi të tubimit të LDK-së.