Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u mburr se qeveria e tij ka shpenzuar më shumë se 700 milionë euro në projekte kapitale.
Mirëpo nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili e pyeti nëse projekt kapital ishte edhe vada e hapur në Lupç të Podujevës.
“Qajo vada projekt kapital a?”, pyeti ish-deputetja teksa Konjufca iu ankua.
“Ky është bullizim, po e bullizon Lupçin”, ka thënë Konjufca në Debat Plus në debatin mes katër nënkryetarëve të katër partive të mëdha.









