I intervistuar nga Giacomo Poretti në “Poretcast”, Luka Modric foli edhe për aventurën e tij te Milani. “Tifozët e kuptojnë futbollin dhe vlerësojnë lojtarët taktikë e teknikë”, – tha kroati në deklarata të dhëna më shumë se 20 ditë më pare, por të publikuara vetëm pak orë më parë.
“Dhe pikërisht për këtë arsye këtu ndihem kaq mirë. Jam i lumtur që e kam realizuar ëndrrën time për të luajtur në Itali. Kjo ndodhi dhe e bëra te klubi më i mirë në Itali, për mua”.
The post Modric, sinjale lamtumire nga Milani: I lumtur që kam luajtur te klubi më i mirë në Itali appeared first on Telesport.








