Pas largimit të Alessio Romagnoli në Katar tek Al Sadd SC, Lazio ka hedhur sytë nga Real Madrid për të forcuar qendrën e mbrojtjes. Bardhekaltrit kanë nisur kontaktet e para për transferimin e mundshëm të Raul Asencio.
23-vjeçari luajti një rol dytësor në sezonin e fundit dhe tani është një nga emrat në listën e shitjes, pasi nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinho.
Megjithatë, operacioni pritet të jetë jo pak ndërlikuar. Asencio është nën kontratë me Real Madridin deri në vitin 2031, dhe vlera e tij në treg konsiderohet shumë e lartë për financat e Lazios.
Real Madrid ka bërë me dije se Raul Asencio nuk do të largohet pa një ofertë që nis nga 30 milionë euro. Po ashru problem mbetet edhe paga e lojtarit.
Por, nuk përjashtohet as mundësia e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit të ardhshëm.
The post Mirupafshim Real Madrid! Raul Asencio drejt transferimit në Serie A, e duan kryeqytetasit appeared first on Telesport.








