Kroacia nuk fal ndaj Ghanës, Luka Modric me një rekord historik në Kupën e Botës 2026

Kroacia ka mundur 2-1 Ghanën, duke u renditur e dyta në grupin L me 6 pikë, pas Anglisë kryesuese. Sfdia ndaj Ghanës ishte shumë e luftuar dhe goli i fitore për kroatët erdhi vetëm në pjesën e fundit të ndeshjes.

Nikola Vlasic shënon me kokë në minutën e 83-të, pas krosimit të Luka Modric nga goditja e këndit. Mdoric është tani lojtari më i vjetër në histori që regjistron një asist në një Kupë Bote në moshën 40 vjeç e 291 ditë.

Në fazën tjetër, Kroacia do të përballet me Portugalinë. U kualifikua po ashtu edhe Ghana, si një nga tetë të tretat më të mira dhe në fazën tjetër do të përballet me Kolumbinë.

The post Kroacia nuk fal ndaj Ghanës, Luka Modric me një rekord historik në Kupën e Botës 2026 appeared first on Telesport.