Edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028, Guglielmo Vicario do të largohet nga Tottenham këtë verë. Italiani ka humbur vendin e titullarit, Roberto De Zerbi preferon Antonín Kinski si titullar për portën.
Në këtë situatë, Vicario duket se do të rikthehet në Serie A, ku interesi për të është shumë i madh. Prej kohësh përflitet për interesimin e Interit ndaj 29-vjeçarit, por për momentin janë dy klube të tjera të mëdha që janë më pranë tij.
CalcioMercato.com zbulon se Napoli është ekipi më i vendosur për transferimin e Vicario, pasi Vanja Milinkovic-Savic është shumë pranë transferimit në Arabinë Saudite.
Po ashtu një pistë shumë e mundshme për Vicario-n është edhe Juventus. Tottenham kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë italianin.
The post Vicario drejt rikthimit në Serie A, por jo tek Inter. Dy klube në garë për gardianin italian appeared first on Telesport.








