Ka nisur sezoni i dytë i Luka Modric te Milani. Pas përfundimit të Kupës së Botës me Kroacinë, mesfushori, i cili më 9 shtator do të mbushë 41 vjeç, i është bashkuar skuadrës në Perth të Australisë, ku kuqezinjtë po zhvillojnë turneun veror.
Së bashku me të ka mbërritur edhe mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari. Të dy do të zhvillojnë seancën e parë stërvitore të hënën në mëngjes. Mbërritja e Modric ka ngjallur entuziazëm të madh te tifozët përpara hotelit ku është akomoduar Milani. Legjenda kroate u ndal për të firmosur autografe, fanella dhe bërë fotografi me mbështetësit.
Më vonë gjatë mbrëmjes pritet t’i bashkohen grupit edhe Alexis Saelemaekers dhe Koni De Winter, të cilët morën pjesë në Kupën e Botës me Belgjikën. Pas mbërritjes së tyre, të vetmit që do të mungojnë do të jenë francezët Mike Maignan dhe Adrien Rabiot, të cilët do t’iu bashkohen shokëve të skuadrës në Milanello.
Buongiorno, Luka! 👋 pic.twitter.com/Ed8u8F5itw
— AC Milan (@acmilan) August 2, 2026
The post Milani mirëpret Modric në Perth, entuziazëm i madh mes tifozëve për mbërritjen e kroatit appeared first on Telesport.








