Buffon: Ja pse do të kisha zgjedhur Conten ose Baldinin për drejtimin e kombëtares

Në Italinë e re të drejtuar nga Malagò dhe Mancini nuk do të jetë Gianluigi Buffon, edhe pse ishte pranë rikthimit, mbas dorëheqjes pas ndeshjes me Bosnjën. “Maldini dhe Leonardo më propozuan një rol koordinues mes kombëtares A dhe ekipeve të moshave. U tundova, por kam nevojë të rikuperohem dhe t’i kushtohem familjes”, – tha ai.

Për “Gazzetta dello Sport”, Buffon vlerësoi rikthimin e Mancinit: “Teknikisht është zgjedhja e duhur, por largimi i tij për në Arabinë Saudite mbetet. Unë, nga përkatësia ndaj Juventusit, zbrita në Serie B duke ulur edhe pagën. Kur u largua Spalletti, Gattuso ishte zgjedhja më e mirë për ta motivuar skuadrën, por vendimi nuk ishte i imi”.

© Getty Images  | 9 luglio 2006: Fabio Cannavaro alza al cielo la Coppa del Mondo dopo la vittoria contro la Francia a Berlino

Ai shtoi: “Po të isha drejtor teknik, objektivi kryesor do të ishte kualifikimi në Botëror. Do të zgjidhja Conten, e nëse ai refuzonte, Baldinin. Guardiola do të sillte entuziazëm, por as me të nuk kishte garanci”.

Buffon kritikoi mungesën e reformave reale: “Flitet shumë, por nuk ka projekte të qëndrueshme. Të gjithë mendojnë vetëm për rezultatet. Është e papranueshme që kampionati ynë nuk iu jep hapësirë të rinjve”. Në fund ai theksoi: “Nuk jemi të dobët, por futbolli ka ndryshuar. Norvegjia sot është ndër më të fortat në Europë”.

The post Buffon: Ja pse do të kisha zgjedhur Conten ose Baldinin për drejtimin e kombëtares appeared first on Telesport.