Man. United përgatit surprizën e merkatos, hidhet i gjithi në sulm për yllin e Arsenalit

Manchester United thuhet se po shqyrton një lëvizje surprizë për yllin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly. 19-vjeçari që mbulon krahun e majtë të mbrojtjes pëlqehet shumë nga Michael Carrick.

Lewis-Skelly ishte një figurë kyçe në javët e fundit të sezonit, duke ndihmuar shumë Arsenalin të fitonte titullin kampion pas 22 vitesh mungesë.

Pavarësisht rëndësisë së madhe që ka për londinezët, “Djajtë e Kuq” janë të bindur se mund të bëjnë lëvizjen surprizë me një një ofertë të majme ekonomike. Vlera në treg e Myles Lewis-Skelly sipas Transfermarkt është 45 milionë euro, por oferta e Man. United sipas burimeve mediatike nga Anglia do të jetë mbi 70 milionë euro.

Në rast se nuk arrihet ky objektiv, Man. United do të synojë mbrojtësin e majtë të Newcastle, Lewis Hall.

The post Man. United përgatit surprizën e merkatos, hidhet i gjithi në sulm për yllin e Arsenalit appeared first on Telesport.