Pavarësisht interesit nga klube të ndryshme dhe liga të ndryshme, Bernardo Silva zgjodhi të transferohej te Real Madrid, si lojtar i lirë. Mesa duket kjo lëvizje e portugezit nuk ka qenë aspak rastësore, pasi dëshira e vetë lojtarit ka qenë të luajë në La Liga.
Është ish-shoku i tij i skuadrës te Man. City, Josko Gvardiol, i cili në një intervistë për The Athletic, zbulon dëshirën që ka pasur mesfushori portugez.
“Unë dhe Bernardo Silva jemi miq të shkëlqyer. Sa kemi humbur me largimin e tij? Do ta dimë kur të takohemi në fillim të sezonit, por do të na mungojë. Bernardo po kthehet aty ku i takon; ai na ka treguar shpesh se ëndërronte të luante në Spanjë dhe tashmë ka bërë realitet dëshirën e tij”, tha mbrojtësi kroat.
The post “Bernardo Silva u kthye aty ku i takon, përmbushi ëndrrën e tij” appeared first on Telesport.







