Në një intervistë të fundit për “Sky Sport Italia”, Oliver Giroud i ka dërguar një mesazh të përzemërt klubit të Milanit, aty ku kaloi tre nga vitet më të lumtura të karrierës së tij. Sulmuesi francez iu ka uruar suksese kuqezinjve në përpjekjen e tyre për t’u rikthyer në Champions League.
“Kur dëgjoj fjalën Milan, mendoj për pasionin për futbollin, “San Siron”, Scudetton, dashurinë e tifozëve kur isha në fushë. Kam shumë nostalgji për Milanin, më mungon ky klub ku kalova tre vite fantastike. Shpresoj që Milan të kthehet në Champions League në sezonin e ardhshëm”, tha Giroud.
Ndër të tjera, Giroud u pyet edhe për sulmuesit aktual të Milanit dhe vështirësinë e treguar këtë sezon për të gjetur golin.
“Ky është ndoshta një sezon në të cilin ka shumë presion mbi numrin nëntë. Nuk është e lehtë për ta të shënojnë shumë gola, por mendoj se është thelbësore të kesh një ekip pas teje që bën diferencën. Një sulmues nuk mund të bëjë gjithçka vetëm”, shtoi Giroud.
Në kujtimet e tij më të çmuara nga Milan, Giroud përmendi menjëherë dy golat e tij kundër Interit, të cilat ngjallën sloganin e dashur në stadium “Si è girato Giroud”.
“Atje lindi ky slogan,” tha francezi me krenari të dukshme. Ai gjithashtu veçoi një gol fitues në fund të ndeshjes kundër Spezias në “San Siro”, atë ku ai hoqi fanellën në shenjë festimi, si ndoshta golin e tij më të bukur me fanellën kuqezi.
“Vitet e mia te Milan janë pjesë e historisë sime dhe të historisë së klubit. Dua vetëm të them se Milani do të jetë gjithmonë këtu,” shtoi Giroud, duke vënë dorën mbi zemër.
The post “Milan, më mungon shumë. Fat të mbarë në rikthimin në Champions League” appeared first on Telesport.









