Messi shpërtheu në lot pas golit të parë: Kam kaluar ditë të vështira, por jo për arsye sportive

Një tregolësh për të shkruar një tjetër faqe historike në karrierën e tij të mbushur me rekorde. Me tre golat ndaj Algjerisë, Lionel Messi u bë futbollisti me më shumë gola në historinë e Kupës së Botës, në kuotë të barabartë me Miroslav Klose.

Megjithatë, mes shumë momenteve të paharrueshme të natës së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, më prekësi ishte ai kur Messi u emocionua dhe shpërtheu në lot pas golit të parë.

“Të them të drejtën, qava për një arsye që nuk ka lidhje me sportin, kam kaluar disa ditë të vështira, të ndërlikuara. Gjithsesi dua të falënderoj gjithë delegacionin dhe të gjithë shokët e skuadrës, sepse kanë qenë gjithmonë pranë meje, duke më dhënë shumë forcë që të ndihesha mirë”, – deklaroi Messi.

The post Messi shpërtheu në lot pas golit të parë: Kam kaluar ditë të vështira, por jo për arsye sportive appeared first on Telesport.