Më 16 qershor 2006, Lionel Messi debutoi në një Kupë Bote, duke luajtur vetëm 16 minuta ndaj Serbisë, por duke dhuruar një gol dhe një asist. Pikërisht 20 vite më vonë, në pjesëmarrjen e tij të gjashtë në Kupën e Botës, ai e nisi Botërorin në SHBA me një tregolësh në fitoren bindëse 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 16 gola, në kuotë të barabartë me Miroslav Klose.
Kjo paraqitje e jashtëzakonshme e shndërroi edhe më shumë në legjendë “Pleshtin”, ndërsa tifozët në Kansas City u mahnitën nga 38-vjeçari. Goli i parë erdhi në minutën e 17-të me një goditje nga distanca, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë brenda 16 minutave, duke elektrizuar mbi 60 mijë tifozë.
“Jam shumë i lumtur për gjithçka kam përjetuar. Ajo që po jetoj tani është ‘qershia mbi tortë’. Po shijoj çdo moment”, – tha Messi. Rodrigo De Paul shtoi: “Nuk i interesojnë rekordet individuale, grupi vjen i pari”. Ndërsa Lionel Scaloni u shpreh: “Nuk kam fjalë për Leon. Është i pabesueshëm”.
Messi shpërtheu në lot pas golit të parë: Kam kaluar ditë të vështira, por jo për arsye sportive
The post Nata e Messit! Tregolësh, dy dekada pas debutimit në Botëror. Bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave appeared first on Telesport.








