Franca e nisi me fitore Grupin I të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Senegalin 3-1. Pjesa e parë ishte e vështirë për skuadrën e Didier Deschamps, me afrikanët që iu afruan golit kur Jackson goditi shtyllën. Në minutën e 66-të Kylian Mbappé zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 82-ën Barcola dyfishoi shifrat pas asistit të Rabiot. Talenti i ri Mbaye ngushtoi diferencën në minutën e 95-të, por pak çaste më vonë Mbappé vulosi fitoren me një supergol, duke kaluar Olivier Giroud në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Francës.
Fillimisht shënoi golin e avantazhit ndaj Senegalit, më pas edhe atë që mbylli përfundimisht ndeshjen. Kylian Mbappé hyri zyrtarisht në historinë e Francës: në minutën e 66-të barazoi Olivier Giroud në krye të renditjes historike të golashënuesve, ndërsa në minutën e gjashtë shtesë e kaloi atë, duke mbetur i vetëm në vendin e parë me 58 gola. Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për “Les Bleus” dhe një mesazh i qartë për rivalët. Ylli i Real Madridit synon të fitojë Kupën e tij të dytë të Botës.
Vetëm 27 vjeç, statistikat e Mbappé janë të jashtëzakonshme. Ky është Botërori i tij i tretë: e fitoi në debutim në vitin 2018, ndërsa në vitin 2022 u mposht vetëm nga Argjentina e Lionel Messit, duke u shpallur gjithsesi golashënuesi më i mirë i turneut me 8 gola. Nga Rusia, në Katar e tani në SHBA, sulmuesi i lindur në vitin 1998 ka regjistruar 14 gola dhe 3 asistime në 15 ndeshje të Kupës së Botës. Me ritmin që po mban, këto shifra pritet të rriten edhe më shumë.
The post Mbappé mposht Senegalin dhe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës appeared first on Telesport.








