Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte janë regjistruar 684 raste të reja me COVID-19 në vend.

Kjo ka bërë që numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ta arrijë shifrën 14.095.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 96.896 nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Prishtina zakonisht është Komuna me Numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19. Vetëm të premten janë regjistruar 217 raste.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të IKSHPK-së:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.487 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 684 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 217 raste, Pejë 52 raste, Gjakovë 46 raste, Mitrovicë 44 raste, Gjilan 43 raste, Podujevë 38 raste, Fushë-Kosovë 35 raste, Prizren 28 raste, Vushtrri 26 raste, Ferizaj 22 raste, Obiliq 18 raste, Viti 17 raste, Deçan 16 raste, Rahovec 12 raste, Drenas 11 raste, Istog 9 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 7 raste, Lipjan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Suharekë 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Dragash 2 raste, Kllokot 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Graçanicë, Junik, Shtime dhe Istog.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”