Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Grand Prix Antalya

Xhudistja Loriana Kuka i ka sjell edhe një medalje shtetit të Kosovës nga Grand Prix Antalya që po mbahet në Turqi.

Kosova po vazhdon rrugëtimin e saj drejt sukseseve në sportin e xhudos, duke fituar edhe shumë medalje në turne dhe kampionate të ndryshme.

Në Granx Prix Antalya, xhuditstët kosovarë kanë pasur sukses, pasi Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur të marrin medalje të arta, ndërsa me të argjendtë u kthye Fjolla Kelmendi.