Hykmete Bajrami e LDK-së ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në Kanal10, duke e akuzuar atë për, siç tha ajo “gënjeshtra publike”.
Bajrami ka thënë se Kurti po shmang përballjen direkte me të, duke shtuar se do të ishte e gatshme të përballej jo vetëm me të, por edhe me të gjithë kabinetin qeveritar.
Ajo ka deklaruar se disponon dokumente dhe fakte nga vetë qeveria, me të cilat mund të kundërshtojë çdo pretendim që është bërë së fundi.
“Po gënjen publikisht. E di që Albin Kurti nuk vjen në përballje me mua. Por ju garantoj se do t’i dilja përballë jo vetëm atij, por edhe krejt kabinetit të tij qeverisës bashkë. Dhe ju garantoj se me fakte dhe me dokumente të qeverisë së tij, jam në gjendje ta demantoj secilën të pavërtetë që po e thotë sonte. Secilën. Prandaj ikë nga përballja, sepse propaganda rrëzohet kur përballet me fakte”, shkruan Bajrami.









