Gazetari Vehbi Kajtazi pretendon se gjatë transmetimit të intervistës së Albin Kurtit në Kanal10 është vërejtur një rritje e pazakontë e shikueshmërisë në YouTube, për të cilën ai sugjeron se mund të jetë e ndikuar artificialisht.
Sipas tij, në një pamje të publikuar nga një panel shërbimesh për marketing në rrjete sociale (SMM), shihet një porosi për rritje shikimesh në një livestream në YouTube, që lidhet me emisionin “POLITIKO SPECIALE – ALBIN KURTI PËRBALLË ANALISTËVE!”.
Videoja në fjalë lidhet me një intervistë ku merr pjesë Albin Kurti, ndërsa Kajtazi e shoqëron pretendimin e tij me një screenshot dhe një link të transmetimit në YouTube, duke thënë se bëhet fjalë për ndërhyrje të jashtme në numrin e shikimeve.
“Pra, kjo konfirmon se 100,000 shikimeve jane blere per Albin Kurtin ne kete emision ne Kanal10 ku po transmetohet intervista/debati me Albin Kurtin. Kjo, tregon se çfare rrenci e mashtruesi po flet sonte”, shkruan Kajtazi në postimin e tij.









