Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur Turqinë, ku të paktën tetë persona kanë vdekur dhe 33 të tjerë kanë pësuar lëndime pasi një autobus u përplas dhe më pas u përfshi nga flakëtl.
Sipas mediave lokale, aksidenti ndodhi në provincën Denizli, kur autobusi që po udhëtonte nga Izmiri drejt Antalias humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse anës rrugës, transmeton Klankosova.tv.
Yolcu otobüsü kazasında acı bilanço: 8 ölü, 33 yaralı!.
Denizli’nin Sarayköy ilçesinde bariyerlere çarpan yolcu otobüsünün alev alması sonucu meydana gelen trafik kazasında 8 kişi hayatını kaybetti, 33 kişi de yaralandı. pic.twitter.com/b5j9eVlFj7— Reform Haber (@reformhabercom) May 31, 2026
Në momentin e aksidentit, në autobus ndodheshin 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit.
Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Mes viktimave janë një foshnjë 9-muajshe, babai i foshnjës si dhe shoferi i autobusit.
Autoritetet kanë konfirmuar gjithashtu se 33 persona kanë pësuar lëndime, disa prej të cilëve janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e zonës.
Ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët dhe për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit të ndodhur në mëngjesin e së dielës kanë nisur.
Autoritetet turke pritet të publikojnë në ditët në vijim më shumë detaje lidhur me rrethanat që çuan në këtë aksident fatal.









