José Mourinho i jep lamtumirën Benfica me një postim në Instagram, në pritje për t’u zyrtarizuar në stolin e Real Madridit: “Dua të falënderoj presidentin Rui Costa për mundësinë që më dha për të punuar te Benfica. Përfaqësimi i këtij klubi ishte një 𝐧𝐝𝐞𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐯𝐢𝐥𝐞𝐠𝐣.
Dëshiroj gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për të gjithë profesionistët në ‘Benfica Campus’, profesionalizmi, përkushtimi dhe kompetenca e të cilëve ishin 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞.
Lojtarëve me të cilët pata kënaqësinë të punoja, iu lë falënderimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për suksesin më të madh personal dhe profesional. Me vete marr bindjen se, më shumë sesa thjesht një moment, ne krijuam një lidhje të qëndrueshme: 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢𝐦 𝐧𝐣ë 𝐝𝐢𝐭ë, 𝐥𝐨𝐣𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢𝐦 𝐩ë𝐫𝐣𝐞𝐭ë”.
Një mesazh prekës nga Mourinho, që mbyll një kapitull me shumë emocion dhe mirënjohje për portugezët dhe tani do të startojë “epokën 2” të tij te Real Madridi.

The post “Lojtari im një ditë, lojtari im përjetë”, mesazh emocionues lamtumire i Mourinho nga Benfica appeared first on Telesport.








